Nga Rajoni
13 September 2021
Kurti pro hapjes së arkivave të UÇK-së: S’kemi çka fshehim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkrahur idenë që të hapen arkivat e UÇK-së. Teksa ka folur për këtë, Kurti tha se me hapjen e arkivave, do të ndihmohej të gjendeshin të pagjeturit.

Ai insiston se duhet të hapen edhe arkivat në Beograd sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ne i kemi arkivat e shtetit tonë të cilat i përfshijnë ato gjatë luftës të UÇK-së dhe ne jeni shumë transparentë, mirëpo neve na duhet ta zbardhim fatin e të të pagjeturve, e për këtë ne duhet të hapim arkivat në Beograd sepse vrasjet e varrosjet e masakrave e më pastaj zhvarrosjet nuk janë bërë nga qytetarët serb, por nga shteti i Serbisë në mënyrë të organizuara, e që janë në arkivat e Serbisë që duhet të hapen një orë e më parë”, tha ai.

Shefi i Qeverisë ka thënë se shteti i Kosovës nuk ka çfarë të fsheh, pasi sipas tij, nga përfundimi i luftës, Kosova ka qenë nën administrimit e ndërkombëtarëve, raporton EO.

“Kosova siç e dini që nga viti 1999 e këndej, kemi qenë nën administrim ndërkombëtar, pra vend më transparent e më të hapur se Kosova nuk ka, e ajo që duhet të hapet është Serbia, sepse në katër luftëra që Serbia i ka bërë, gjenocidi që i ka bërë në Bosnjë e Kosovë, duhet të zbardhet e vërteta, që të dihen urdhërdhënësit”, tha Kurti.

Sipas tij, për hapjen e arkivave duhet të flitet edhe në forume ndërkombëtare.

“Pikënisja jonë si Qeveri nuk është imagjinata jonë mbi gatishmërinë e Serbisë por mbrojtja e interesit tonë dhe vullneti për të drejtën dhe drejtësinë. Në çdo forum ndërkombëtar, kryefjalë duhet ta kemi hapjen e arkivave atje”, tha Kurti.

Këto komente kreu i Qeverisë i bëri pasi morri pjesë në edicionin e 7-të të Shkollës Diplomatike organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës dhe Fondacionin Friedrich-Ebertbert.



Të ndryshme
Më shumë
Ish kreu i PDK-së Enver Hoxhaj: Takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti17 September 2021
Prezantuesja shqiptare zbulon si humbi 20 kilogramë18 August 2021
Osmani-Kofod: Danimarka është partner serioz, mik i sinqertë dhe mbështetës i fortë i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut 1 September 2021