Nga Vendi
14 September 2021
Maqedoni, dje janë aplikuar mbi 15 mijë vaksina

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

MSH informon se janë aplikuar gjithsej 1.397.773 doza të vaksinës, ndërsa 636.193 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 15.424 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.728 qytetarë. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Nga shtatori, nxënësit në shkollë me maska, ora 20 minuta29 July 2020
Studimi: Efikasiteti i vaksinës kineze Sinovac zbehet pas gjashtë muajve29 July 2021
Xhaferi: Pendarovski bën shkelje kushtetuese nëse ndan mandatin pa kryetar Kuvendi!!11 August 2020