Nga Vendi
21 September 2021
Sela: Të nxirret lista, të shohim me emër dhe mbiemër kush janë viktimat në Tetovë

Sa i përket tragjedisë në Tetovë, Sela, tha se ai nuk e dinë se sa janë viktimat deri sa në momentin kur nuk do të ndihen emrat.

“Njerëzit dhe opozita e ka obligim moral ta parashtrojë këtë. Unë do të kisha dashur të them asnjë, por duhet të nxirren lista, nëse si nxjerrin me emra, ata s’janë më pacientë. Pacienti nuk është ai që digjet nga zjarri, është ai që vdes nga koronavirusi. Këta janë viktima nga aksidenti. E kur t’i kërkon publikisht të nxirren lista, e këto e fshehin”, deklaroi Sela.

Sela tha se me vet faktin që ka pasur familjarë aty, drejtori duhet të ketë përgjegjësi.

“T’i ke viktima nga njerëz familjarë, të cilët janë përkujdesur ngase nuk ka pasur kush tua jep një ujë. I kujt është këtu problemi. I qytetarëve apo i drejtorit dhe ministri”, u shpreh Sela.

Sela tha se trajtimi i rastit si banal mu ma bën Zoran Zavin si inkuizitor.

“Kush janë këto njerëz dhe fëlliqësira që e bëjnë banale debatin për përgjegjësinë dhe djegien për së gjalli të 14 qytetarëve pa marrë parasysh. Kjo është argument që ai të del të jep dorëheqje. Tani është vonë që të pranojë dorëheqjet, tani ai duhet të ik”, i shpreh Sela. /SHENJA/



Të ndryshme
Më shumë
Një kosovar bëri 28 ditë rrugë me biçikletë për të ardhur nga Gjermania 8 July 2021
I keqësohet gjendja 11-vjeçares në Zvicër, gjen shërimin në Kosovë21 June 2021
Isa Mustafa: Është fatale që VV me Guxo brenda saj të mos e fitojnë asnjë komunë18 October 2021