Nga Rajoni
24 September 2021
Vulin përsërit këcënimin: Ushtria serbe është në gatishmëri për çdo urdhër të Vuçiqit

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se një Serbi e fortë është garantuese e sigurisë së serbëve në Kosovë, duke shtuar se trazirat e marsit 2004 nuk do të përsëriten më kurrë.

Vulin shtoi se xhandarmëria serbe do të përmbushë çdo urdhër të  Vuçiqit, dhe se është “gati, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por siç tha ai, më e rëndësishmja shumë e motivuar, për të mbrojtur njerëzit e saj kudo që është e nevojshme”, shkruan Tanjug, transmeton Reporteri.net.

Duke komentuar thirrjen e Bashkimit Evropian për të dyja palët për të ulur tensionet, Vulin theksoi se sipas Serbisë, Marrëveshja e Brukselit është shkelur në mënyrë flagrante dhe se qëllimi i Prishtinës është të destabilizojë të gjithë rajonin.



Të ndryshme
Më shumë
Trupat e viktimave të COVID-19 dalin në lumin indian30 June 2021
Fjolla Morina “lajmërohet” sërish nga paraburgimi, habit me veprimin23 July 2021
Hungaria dënon distributorin e librit për fëmijë që paraqet familje homoseksualësh 7 July 2021