Nga Vendi
29 September 2021
Qeveria: WiFi falas në hapësira publike të Maqedonisë së Veriut

Qeveria njofton se në mbledhjen e djeshme është dhënë dritë jeshile për sigurimin e rrjetit të internetit Wifi pa pagesë për hapësirat publike, përcjell Alsat. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha tha se po përgatitet listë për lokacionet ku do të ketë WiFi falas.

“Ju informoj se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dha dritë jeshile për sigurimin e WiFi falas nacional në hapësira publike. Gjithashtu në këtë drejtim institucionet kompetente janë të detyruar të dorëzojnë propozim-Listë të lokacioneve për sigurimin e WiFi falas shtetëror për të gjithë territorin e vendit.”, tha mes tjerash Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Hoxha tha se projekti do të udhëhiqet nga Ndërmarrja Publike ” Radiodeifuzioni Nacional-Shkup”, ndërsa Qeveria ka kërkuar nga ky institucion që deri në fund të vitit, në bashkëpunim me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe pushtetin lokal të përgatitet listë për lokacionet ku do të instalohet WiFi falas. Informacionet në fjalë duhet të jenë gati deri në funt të muajit prill të vitit 2022.



Të ndryshme
Më shumë
Detaje nga autopsia e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj: Kishte thyerje të gjymtyrëve, dhunë25 August 2021
Dehari: Nëse nuk na lejojnë të punojmë në ambiente të mbyllura, mund të falimentojmë përfundimisht24 June 2021
Zaev: Bisedimet për BE-në nuk duhet të shndërrohen në bisedime me Bullgarinë25 June 2021