Nga Vendi
9 July 2020
Zgjedhjet e 15 korrikut do t’i ndjekin mbi 2.000 vëzhgues vendor dhe të huaj

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do t’i ndjekin 2.000 vëzhgues vendor dhe të huaj.

Sot është dita e fundit deri kur vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar mund të paraqiten për monitorimin e zgjedhjeve.

Deri tani janë akredituar gjithsej 2.148 vëzhgues, prej të cilëve 2.018 vendor dhe 130 të huaj.

Nga ato vendor më të numërt janë OJQ MOST 905, AKSIOS 2017 -797, Civil – Qendra për liri do të ketë 278 dhe Qendra kombëtare rome – Kumanovë 38.

Midis vëzhguesve ndërkombëtarë të akredituar, sipas informacionit të postuar në faqen e internetit të KSHZ-së, 47 janë nga OSBE / ODIHR, Ambasada e SHBA do të ketë 40, IFES katër, Ambasada Franceze 13, Ambasada Hungareze 10, Shqipëria 4, Austri dhe Zvicra 3, Bullgaria dhe Mali i Zi nga 2 dhe ambasadat e Holandës dhe Kanadasë nga një vëzhgues.

Për informim nga zgjedhjet deri tani janë akredituar edhe dhjetëra gazetarë të huaj.



Të ndryshme
Më shumë
Ditë e veçantë për Jehona Sopin, vajza e saj e vetme mbushi 9 vite jetë20 August 2021
LD-Maqedoni: Janë skandaloze ndryshimet në Kodin Zgjedhor29 July 2021
Zaev: Përse të jap dorëheqje, që të bëhet Mickoski kryeministër?16 September 2021