Nga Vendi
1 October 2021
Banorët e fshatrave të Gostivarit kundër këtij koalicioni ASH-VMRO: “Çka s’ka fol Sela për VMRO dhe sot u bënë bashkë”

Banorët e Gostivarit gjegjësisht në fshatrat e Malësisë atje shprehen se disa fshatra janë lënë pas dore me qeverisjen e Arben Taravarit pasi ai më shumë reklamohet se sa ka punuar. Shumë punë janë të bashkëfshatarëve dhe të mërgimtarëve.  Të pyetur se si e shohin koalicionin me VMRO-në ata shprehen të shqetësuar nga ky koalicion pasi Sela ka qenë i ashpër ndaj VMRO-së dhe tash koalicioni i tyre është i dyshimtë dhe qytetarët tremben nga ky koalicion.

“Ne jemi kundër këtij koalicioni, jam rreptësishtë kundër. Deri dje çka ska fol Sela për VMRO dhe sot u bënë bashkë. Ne dyshojmë pse u bënë bashkë? Dhe ne trembemi pse u bënë bashkë dhe si do të vazhdojnë me tutje” thotë kryetari i bashkësisë lokale të Sermnovës.

Ne të njëjtën vij janë edhe disa të tjerë ku ata janë të habitur për koalicionin me VMRO-në dhe dyshimi është jashtëzakonisht i madh se pse ndodhi ky koalicion SELA – me VMRO-në.

Një banorë tjetër i një fshati të Gostivarit gjithashtu dyshon për koalicionin e ASH-së me VMRO-në sipas tij është e papranueshme e pa kapshme. ” E pa pranushme, e pa kapshme, VMRO i dëmtoi shqiptarët dhe shqiptarët s’kanë pa hajër prej VMRO-së por vetëm qeder” tha për TS një banorë tjetër.

Nga ana tjetër koalicioni ASH gjegjësisht Ziadin Sela dhe VMRO është parë në një sy negativ tek qytetarët pasi ata rikujtojnë gjithnjë ngjarjen e 27 prillit ku ai u rrah për vdekje dhe sot ai ulet me të e kryetari i VMRO-së ende nuk ka kërkuar falje për atë ngjarje.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor ku në Gostivar garojnë pesë kandidat shqiptarë dhe gara më e fortë do të ndodh mes Nevzat Bejtës dhe Arben Travarit./TS/

https://www.facebook.com/196471620540431/posts/1761446637376247/



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të fillojë online27 August 2021
Rreth 1.000 të hospitalizuar nga coronavirusi në Maqedoni 1 September 2021
Nxehet Capital T, poston foto i zhveshur29 July 2021