Nga Vendi
7 October 2021
Merkel: Asnjë nga vendet e Ballkanit s’është gati për anëtarësim në BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel refuzoi të mërkurën në samitin e Sllovenisë të vendoste një datë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Përgjigja ime është jo. Nuk e mbështes propozimin pasi nuk i shërben kauzës. Mali i Zi ka hapur shumë kapituj dhe mund të bëhet shumë shpejt anëtar, ndaj unë nuk do t’i them Malit të Zi se data jote është gjithashtu 2030-a. Nuk besoj në vendosjen e datave, por besoj në mbajtjen e premtimeve. Sapo kushtet të jenë plotësuar, anëtarësimi do të ndodhë. Deri tani, asnjë vend nuk i përmbush kushtet e anëtarësimit”, tha Merkel.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron tha në të njëjtin event se Ballkani është në rrugën e integrimit në BE dhe vendeve të rajonit duhet t’u tregohet që janë pjesë e Evropës, që meritojnë investime, ekonomi dhe një anëtarësim eventual.



Të ndryshme
Më shumë
Vucas: Për hyrje në Austri duhet çertifikatë shëndetësore ose karantinë të detyrueshme 14-ditore15 May 2020
Kuvendi sot do të debaton për Rezolutën e OBRM-PDUKM-së22 July 2021
Kosovares i ndodh e papritura, hip në autobus të gabuar dhe në vend të Prishtinës shkon në Berlin30 July 2021