ShowBiz
13 October 2021
Deklarata e Fifit e cila vuri në siklet të madh Arbana Osmanin

Ndonëse gjithmonë banorët e Big Brother vihen në siklet, kësaj radhe nuk ka ndodhur ashtu.

Një gjë e tillë mbrëmë ka ndodhur edhe me moderatoren Arbana Osmani, gjatë një bisede me Fifin, shkruan Reporteri.net.

Banorët që u dënuan nga Big Brother, patën kohë vetëm 5 minuta të mblidhnin gjërat që ju duheshin, pasi do të qëndrojnë dy ditë në një ambient krejt tjetër.

Fifi është ankuar për shkak se i ka harruar pecetat higjienike femërore pasi Arbana i tha se nuk mund të marrin më asgjë.

“Ky është një problem të cilin vëllai i madh do ta mendoj se si do ta rregullojë. Një problem që po shfaqet live në një program me miliona shikues që janë me këtë shqetësim të Fifit. Nga sot e tutje, të gjithë dimë pak më shumë se ç’duhet për ty Filloreta” – është shprehur Arbana duke qeshur e në siklet.

Teksa Fifi vazhdonte të fliste, Arbana është kujdesur që ta ndërrojë temën e bisedës pa e zgjatur më shumë mungesën e pecetave higjienike.



Të ndryshme
Më shumë
Janë vaksinuar afër gjysma e qytetarëve të rritur në Maqedoni, bëhet thirrje që të vaksonihen edhe të rinjtë 8 September 2021
Vdes muzikanti shqiptar Ylber Aliu 30 June 2021
Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lija e ujit30 July 2021