Nga Vendi
20 October 2021
MSh-Maqedoni: 48.4% e popullsisë mbi 18 vjeç kanë marrë një dozë vaksine

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet me një ritëm të mirë në të gjithë vendin. Që nga 17 tetori, 49.4% e popullsisë mbi moshën 18 vjeç ishte vaksinuar me një dozë të vetme të vaksinës Covid-19. Në personat mbi 40 vjeç, përfshirja me një doze të vetme është 57%, në personat midis 18-39 vjeç përfshirja me një dozë të vetme vaksine është 33%.

Sipas të dhënave të fundit të MSh, qytetarët më të vaksinuar janë në qytetet e Ohrit (65.1%), Kavadar (65.3%), Negotin (66.3%), Gjevgjeli (62.4%) dhe Resnjë (60.6)%).

“Midis 50-60% përfshirja e popullatës së vaksinuar me dozën e parë është në qytetet e Manastirit, Kërçovës, Velesit, Berovës, Pehçevës, Prilepit, Krushevës, Shkupit, Vallandovës, Shtipit, Probistipit.

Midis 40-50% përfshirja e qytetarëve të vaksinuar është në qytetet e Kërçovës, Shën Nikollës, Koçanit, Vinicës, Dellçevës, Kriva Pallankës, Strugës, Makedonski Brod dhe Tetovës.

Midis 30-40%, pra më së paku të vaksinuar janë aktualisht në Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish”, njoftojnë nga MSh.

Nga MSh thonë se ka vaksina të mjaftueshëm për këdo që dëshiron të vaksinohet./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Më mirë për Tetovën”: Sheshi i qytetit është ndër më të shëmtuarit në rajon12 October 2021
Nami! Sot në ‘BBV’ do të hyjë edhe ish e dashura e njërit prej banorëve të shtëpisë? 4 January 2022
Gjendet i pajetë trupi i modeles që quajti Putinin një ‘psikopat’18 March 2022