Nga Vendi
27 October 2021
Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhje sot unanimisht miratuan edhe Propozim-udhëzimin për ndryshimin dhe plotësimit e fletëvotimeve të pavlefshme.

KSHZ me shumicë votash vendosën që në rreth të dytë të vlejnë dhe të numërohen edhe fletëvotimet që nuk do të kenë vulë nga Këshilli Zgjedhor.

Më 31 tetor mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale.

KSHZ të enjten do të dërgojë fletëvotimet dhe Listën Zgjedhore për rrethin e dytë në Komisionet Komunale Zgjedhore, ndërsa të premten do të dorëzohen edhe pajisjet për identifikimin e personave përmes gjurmëve të gishtave./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm 3 September 2021
Kryeministri Albin Kurti ngushëllon Kadri Veselin dhe familjen e tij për vdekjen e babait 8 July 2021
Mariçiq: Pesë gjykata do të përfshihen në fazën e parë të digjitalizimit të gjyqësisë 7 September 2021