Nga Rajoni
27 October 2021
Serbia thotë se së paku 12 shtete priten ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës

Më shumë se 12 shtete  janë të gatshme të rishqyrtojnë vendimin e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tha ministri i Jashtëm i Republikës së Serbisë, Nikola Selakoviq.

“Ne nuk do të bënim lëvizjen e parë, sepse do të shpalleshim provokatorë menjëherë. Për më tepër, ishim të gatshëm të vazhdonim moratoriumin për lobim për njohje dhe njohje të dakorduara me marrëveshjen e Uashingtonit, por në Prishtinë nuk ka vullnet të mirë për të respektuar asnjë marrëveshje”, tha Selakoviq për Veçernje Novosti.

Me Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar në shtator të vitit 2020, Kosova mori përsipër të pezullojë kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare për 12 muaj dhe Serbia pranoi të pezullojë fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës në të njëjtën periudhë.



Të ndryshme
Më shumë
Policia e Maqedonisë së Veriut kapi të arratisurin e dënuar për vrasje, dhunë dhe dëme tjera23 November 2021
Kërkohet rritje e pagave në Zvicër30 August 2021
Gostivar, situata me pandeminë vazhdon të jetë kritike23 August 2021