Nga Vendi
23 November 2021
Avokati i Popullit: Është tragjedi e madhe e cila na ka goditur të gjithëve

Avokati i Popullit shprehu ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

“Momentet kur ndodhin tragjedi të tilla janë momente kur të gjithë jemi pa fjalë, të shtangur nga humbja e jetëve njerëzore. Pamjet tronditëse që vijnë nga vendi i aksidentit nuk na trishtojnë dhe hidhërimin e lajmit se kanë humbur jetë të shumë të rinjve.

 

I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të udhëtarëve të vdekur dhe njëkohësisht shpresojmë në një hetim të shpejtë dhe efikas, i cili për një moment do të jetë një lloj ngushëllimi për jetët e humbura.

Kjo është tragjedi e madhe, e cila na ka goditur të gjithë neve, të cilët sinqerisht vajtojmë vdekjen e udhëtarëve”, thonë nga zyra e Avokatit të Popullit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Einxhel thyen krahun brenda shtëpisë së famshme?28 January 2022
Asnjë përparim rreth dialogut në takimin dy ditor Kosovë-Serbi në Bruksel 8 July 2021
“Të ndërpritet ndërtimi i objektit modular në Butel”, Kostovski: Ky objekt është si ai në Tetovë!13 September 2021