ShowBiz
10 January 2022
Borës ia këndojnë “Kush të ndau prej meje” në festën e ditëlindjes, ky është reagimi i saj

Këtë vit ndryshe nga herët e tjera ditëlindja e moderatores së njohur Bora Zemani ka qenë në vëmendjen e çdo medie rozë.

Si fillim mori rëndësi droni i cili mbërriti në shtëpinë e “Big Brother VIP” ku shkruhej data e saj e lindjes “9 janar!”.

E më pas u publikua kjo video në rrjetin social Instagram, në të cilën shfaqen këngëtarët Klajdi Haruni e Bruno, teksa shihet ky i fundit duke i kënduar këngën e Shpat Kasapit “Kush të ndau prej meje”.

Moderatorja ka reaguar menjëherë, ku gjatë këndimit të kësaj këngë ajo tenton të largohet nga këngëtari.    



Të ndryshme
Më shumë
“Përputhen” – Sindi tallet keq flokët e reja të Arjan Konomit 9 September 2021
Adriana Lashes me mesazh për Apple: “Hidh Kosovën në hartë”27 July 2020
Banorët në Big Brother VIP denigrojnë debatin me gjeste fyese20 October 2021