Nga Rajoni
10 March 2022
Revolta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të naftës, bllokohen rrugët në Tiranë

Bllokohen rrugët në Tiranë. 

Qytetarët protestues kundër rritjes së çmimit të naftës kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' dhe dy krahët e 'Unazës së Vogël'.  Për të dytën ditë me radhë, protesta e qytetarëve përshkallëzohet në bllokimin e rrugëve, pasi qeveria ende nuk ka marrë asnjë masë konkrete për uljen e çmimit të naftës. 

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se do të krijojë një bord qeveritar ku pjesë do të jenë edhe kompanitë e tregtimit të naftës dhe çmimi do të vendoset nga ky bord. 

Gjithsesi, Rama justifikoi rritjen e çmimit me faktorë jashtë Shqipërisë, si kriza në tregjet globale dhe lufta në Ukrainë. 



Të ndryshme
Më shumë
Si të lehtësojmë punën nga shtëpia, 12 aplikacione29 July 2020
Kosovë, jehona e votimit deri në orën 13:00 shkon në 19.8%14 February 2021
Fjolla Morina del nga burgu? Fotoja e bashkëshortit që ngriti dyshimet13 August 2021