ShowBiz
12 March 2022
Einxhel dhe Dagz e bëjnë lidhjen familjare, ish-banorja dhuratë vjehrrës

Einxhel Shkira ishte e ftuar sot në “Shqipëria Live”, ku foli për ditët jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, marrëdhënien me DJ Dagz dhe familjen e tij.

Einxhel Shkira: Kam qenë në Kosovë dhe do iki sot prap. Mezi pres të takohem me pjesën tjetër të familjes së tij. Kam takuar vetëm motrën për shkak të pamundësisë së kohës. Mezi pres t’i takoj se përpos mbështetjes dhe fjalët e mira që kam dëgjuar.

Ndër të tjera tregoi se 8 marsin e kaloi në Tiranë pranë nënës së saj, por nuk harroi motrën dhe nënën e partnerit.

Einxhel Shkira: Në pamundësi që të isha atje, vendosa që ti çoja në mënyrë simbolike Aurorës dhe të ëmës dicka për 8 mars dhe një urim. Një gjë e vogël, jo vetëm për djalin që ka rritur.

Ndër të tjera, shtoi se po përgatitet për projektin e saj dhe tha se një pjesë e mirë e banorëve e kanë mbështetur.



Të ndryshme
Më shumë
Carovska: Nuk ka nxënës të infektuar në shkolla, të respektohen protokollet shëndetësore 3 September 2021
Ministria e Shëndetësisë: Maqedonia ka përparim më të madh në vaksinim në rajon28 August 2021
Arben Taravari: Fitorja fillon nga Tetova, tash është koha që Tetova të frymojë ndryshe25 June 2020