Nga Vendi
15 July 2020
Derkoski: Asnjë in cident nuk është raportuar në vendvotime deri më tani

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski në pres konferencën e dytë, theksoi se procesi i votimit zhvillohet pa probleme dhe se deri tani nuk ka të paraqitur ndonjë parregullsi.

“Në të gjitha 3.480 qendrat e votimit, votimi u zhvillua pa probleme. Asnjë incident nuk është raportuar në vendvotime deri më tani. Shpresoj që kështu dita të vazhdojë deri në fund. U bëj thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit, ndërsa gjithashtu i paralajmëroj anëtarët dhe zëvendësanëtarët e këshillave zgjedhorë, që t’i ndjekin udhëzimet, instruksionet dhe procedurat tona, ashtu siç i kemi respektuar deri më tani, të vazhdojnë deri në fund të ditës zgjedhore, që të kalojë ashtu siç duhet”, tha Derkoski.



Të ndryshme
Më shumë
Deputetët në Maqedoni, 30 ditë për listat anketuese 6 August 2020
Bytyqi: Ligji për shlyerje të interesit do të ndihmojë më shumë se 150 mijë qytetarë 7 July 2021
KKD i kërkon Kancelares Merkel liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës28 July 2020