Nga Vendi
20 July 2020
96 raste të reja dhe 10 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoni

Ministria e shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 724 testime ndërsa janë regjistruar 96 raste të reja me koronavirus. Shkup 24, Kumanovë 6, Shtip 24, Prilep 1, Tetovë 7, Strugë 9, Manastir 1, Ohër 6, Gostivar 4, Strumicë 3, Kriva Pallankë 1, Radovish 5, Koçani 2 dhe Sveti Nikollë 3.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 61 pacientë të shëruar: Shkup 27, Kumanovë 16, Prilep 4, Tetovë 4, Kavadar 1, Gjevgjeli 1, Kriva Pallankë 3, Kratovë 1, Kërcovë 1 dhe Resnjë 3.

Dhjetë persona kanë humbur jetën, katër nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient në Shtip, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë. /SHENJA



Të ndryshme
Më shumë
Kur do të emërohen Drejtorët e rinj të spitalit të Tetovës? 8 October 2021
Rama tregon pse nuk erdhi në Kosovë siç kishte premtuar vitin e kaluar10 January 2024
Haradinaj: Do ta bëj sheshin e yjeve në Prishtinë si në Los Angeles15 September 2021