Sport
27 July 2020
Milani e ka për detyrë ta mbajë Ibrahimovicin, thotë Ancelotti

Carlo Ancelotti ka thënë se Milani e ka për detyrë t’ia vazhdojë kontratën Zlatan Ibrahimovicit, duke këmbëngulur se sulmuesi suedez është plotësisht i nevojshëm.

Milani është në formë të jashtëzakonshme që prej rikthimit të futbollit falë ndikimit të Ibrahimovicit dhe trajnerit Stefano Piolit

Ancelotti, ish-trajner i Milanit, beson se Ibrahimovic dhe Pioli e meritojnë të mbahen nga kuqezinjtë.

“Vazhdimi i kontratës së Ibrahimovicit nuk është vetëm korrekte, por detyrë. Ai ende është lojtar plotësisht i nevojshëm”, tha Ancelotti, trajneri i Evertonit.

“Mendoj se ata bënë punë të mirë që e mbajtën Piolin, sepse ai ka bërë punë të shkëlqyer. Ai e nxori ekipin nga problemet”. 



Të ndryshme
Më shumë
Çfarë e bën ujin I AM WATER të jetë aq i pastër?19 August 2020
Ahmeti i përgjigjet Zaevit: Kryeministër nuk bëhesh as me 46 deputetë 4 August 2020
Reagon Vetëvendosje: Albin Kurti nuk merr pagë 2 mijë e 700 euro 1 July 2021