Kuriozitete
29 July 2020
10 filmat me te bukur mbi vjedhjet dhe grabitjet

Ne 100 vitet e fundit, filmat na kane shfaqur dhe treguar skema te hartuara vjedhjesh, duke luajtur me simpatite tona: duhet te mbeshtesim ligjin dhe rendin? Apo me hajdutet qe perllogarisin gjithçka, ashtu siç filmi te inkurajon te besh? Filmat me vjedhje jane bere nje zhaner filmi me vete, nje lloj qe na ben te admirojme zgjuarsine e shkelesve te ligjit, edhe pse ne luftojme ne kapjen e tyre. Revista “Time” sjell dhjete filmat me influencues te artit te vjedhjes.

 

 

10 – Rififi, 1955

Plani dhe shembulli per te gjithe filmat modern te vjedhjes, Rififi, mbetet ende nje mrekulli. Ne film mashtruesi qendror kryen nje grabitje e planifikuar ne detaje te nje argjendarie, qe ze rreth çerekun e zhvillimit te filmit dhe eshte realizuar ne heshtje te plote, pa dialoge apo muzike. (Disa hajdute te jetes reale e kane perdorur Rififin si nje model per tu ndjekur.) Si pjesa me e madhe e filmave te realizuar gjate periudhes 1945–1960, Rififi eshte nje film francez i drejtuar nga nje drejtor amerikan Jules Dasin. Hajdutet e filmit, si ne nje pjese filmash te shfaqur edhe me vone, ishin te perfshire ne kaosin e post luftes ne France dhe tjetri ne bandat amerikane. Ashtu siç ndodh shpesh ne filmat me vjedhje, grupi e kryen vjedhjen me gjakftohtesi dhe korrektesi, por me pas ndeshet me ziline dhe lakmine e çdo anetari, si dhe dobesite njerezore.

9 – The Killing, 1956

Sterling Hayden, qe eshte bere i njohur ne nje tjeter film me vjedhje (The Asphalt Jungle) behet pjese e ketij filmi me mashtrime ne pistat e hipodromit, qe bejne qe 28 vjeçari Stenly Kubrick, drejtor filmi, te behet edhe me shume i famshem. Hayden eshte hajduti veteran i mirenjohur, qe planifikon nje “gjuajtje te fundit” para se te heqe dore dhe te martohet. Ai krijon nje grup te tijin, dhe realizojne vjedhjen (edhe pse jo pa disa probleme te renda). Por ajo qe ndodh me pas eshte nje histori tradhtie dhe mosmarreveshjeje. Filmi i trete i Kubrick nuk ka skena vrasje, por ben qe kritiket te vene re talentin e ri. Ne ditet e sotme, filmi duket i guximshem per ngjarjet e tij narrative, i dhene nga perspektiva te ndryshme. Ndikimi i tij shfaqet ne filma te tille si “Reservoir Dogs” dhe “The Town”.

8 – Reservoir Dogs, 1992

Pjesa me e madhe e filmave me vjedhje kane tre akte te ndryshme: planifikimi i vjedhjes, ekzekutimi i planit dhe ajo qe vjen pas kryerjes se aktit. Por ne kete film, Quentin Tarantino, guxon dhe ndryshon rrjedhen e akteve, duke perzier skenat e aktit te pare dhe te dyte. Pjese te bukura te filmit jane skenat qe zhvillohen te tilla si hedhjet nga lartesite, por dhe perpjekja e audiences per te kuptuar se çfare realisht ka ndodhur, si pasoje e ndryshimit te rrjedhjes se ngjarjeve. Por pjesa me e bukur e filmit qe te jep kenaqesi eshte zeri i Tarantinos, gezimi i tij entuziast dhe loja me te cilen ai luan, qe nga dialogjet e ashpra deri tek dhuna mizore. Tarantino ne kete mori me te miren nga nje kaste aktoresh qe perfshinin dramen e krimit te shkolles.

7 – Quick Change, 1990

Ndonjehere eshte vjedhja ajo qe eshte e lehte per t’u realizuar, dhe hyrja eshte pengesa kryesore. Kjo ka qene premisa e shume parodive te vjedhjes, qe nga “Lavender Hill Mob” tek “A Fish Called Uanda”. Nje nga filmat me gazmore te kesaj serie eshte “Quick Change”, filmi i vetem qe Bill Murray ka drejtuar ndonjehere (se bashku me Houard Franklin). Murray gjithashtu shfaqet si nje personazh i filmit, ku perfaqeson nje planifikues vjedhjesh bankash, brilant dhe te pervuajtur, qe kryen vjedhjen e nje banke qe eshte praktikisht art performues (ai vishet si klloun gjate vjedhjes). Por nderkohe qe Murray dhe grupi i tij kryejne vjedhjen pa patur ne dispozicion nje mjet, largimi nga qyteti i Nju Jorkut duket nje sfide e jashtezakonshme. Filmi eshte plot me skena te frikshme. kur behet fjale per filmat me vjedhje, gjithçka eshte tek ekzekutimi i tij.

6 – Ocean’s Eleven, 2001

Filmi origjinal Ocean’s Eleven (1960) nuk ishte nje film i mire. Megjithate ai provoi se filmat me vjedhje nuk ishte e nevojshme te ishin me shume se “nje stil ushtrimesh” – nje mesim qe nuk u humb nga filmat me mashtrime qe vijuan ne 1960-n, ku pershihen “Topkapi”, “How to Steal a Million”, “The Thomas Crown Affair” dhe “The Italian Job”. Kater dekada me vone, filmi i riprodhuar i Steve Soderbergh ishte gjithashtu me stil ushtrimesh, por i realizuar me me kujdes. Ashtu si ne versionin e Frank Sinatres, historia e Soderberghut per nje krim ne bashkepunim, perfshiu nje sere aktoresh te mirenjohur si George Clooney, Brad Pitt, Julia Roberts, Matt Damon, Andi Garcia, Don Cheadle dhe Bernie Mac. Filmi i tregon te gjitha aktet e tij: planifikimin, ekzekutimin dhe ngjarjet vijuese, por duke lene mjaft skena te tjera intriguese per te ruajtur terheqjen ndaj filmit.

5 – The Bank Job, 2008

Shume filma me vjedhje jane bazuar ne histori te verteta, qe nga “The Brinks Job” deri tek “The Great Train Robbery”. Filma te tille kane patur tendencen per ta vene vjedhjen ne nje kontekst te madh historik, qe kane tentuar te theksojne se si trazirat e koherave kane bere qe hajdutet te shihen si heronj. Ne rastin konkret, historia e vjedhjes ne rrugen Baker, 1971, ne Londer prek problemet dhe trazirat sociale te 1960-es, ku me kryesoret perfshinin seksin, drogen dhe rok ‘n’ roll–in, si dhe nje skandal mbreteror (grabitesit vodhen dhe disa kuti qe mbanin foto komprometuese te princeshes Margaret). Drejtoret e filmit pretenduan se qeveria Britanike e mbajti te fshehte historine e plote per rreth 40 vjet, per te mbrojtur nje anetar te familjes mbreterore britanike, dhe se qellimi i filmit eshte te tregoje per here te pare te verteten e atyre viteve, pavaresisht se ka shume elemente te trilluar.

4 – Inside Man, 2006

Filmi me grabitje i Spike Lee eshte realizuar ne shek XXI (me ndergjegje te plote mbi çeshtjet etike dhe forcat bashkekohore politike qe percaktojne Nju Jorkun e sotem), por ne pjesen me te madhe te tij ai tregon mbi dramen e viteve ’70 te Nju Jorkut; histori te guximit, problemeve dhe mbijeteses. Pjesa me e madhe e filmit eshte nje beteje zgjuarsie ndermjet hajdutit brilant Clive Ouen, ku ai dhe grupi i tij marrin peng njerez gjate vjedhjes se nje banke, dhe Denzel Uashington, detektivi finok qe vihet ne ndjekje te tij. Nderhyres jane Kristofer Plummer (dikush me nje sekret te fshehur ne kutite e vjedhura, dhe qe nuk deshiron te zbulohet) dhe Jodie Foster (nje zyrtare e larte qe e di se ku sekretet jane varrosur). Filmi trajton çeshtje te se mires dhe te keqes ne situata te paparashikueshme, korrupsionit, paragjykimit dhe le per audiencen interpretime te hapura mbi te miren dhe te keqen.

3 – Heat, 1995

Majkell Man kaloi pjesen me te madhe te viteve ’80, pas dy perpjekjeve te pasuksesshme, per te krijuar filmin ne zhanerin drame–krim qe ishte Heat. Ne me te shumten e tij, filmi, qe eshte i bazuar ne jeten reale dhe ndjekjen e hajdutit Neil Mekkaulej, eshte nje beteje deshirash dhe egosh ndermjet detektivit Al Pacino dhe hajdutit perfekt Robert De Niro. Ideja qendrore e filmit, nje vjedhje banke qe ndodh ne rruget e Los Angelos, nje nga aktet me te shfaqura ne kete film, bazohet ne eksperiencen e oficerit te policise Cak Adamson dhe ndjekjes se kriminelit Neil Mekkaulej ne 1960-en. Ky film provoi te ishte nje ndikues ne trilogjine e filmit te Batman –it, dhe ne jeten reale te hajduteve te bandave te ndryshme nga Kalifornia, Norvegjia dhe Afrika e Jugut.

2 – The Town, 2010

Vjedhja klasike e realizuar nga Ben Aflek, bazuar ne novelen e Cak Hogan, “Prince of Thieves”, tregon pothuajse ne te gjithe zhvillimin e saj rreth ngjarjeve qe kane vijuar pas kryerjes se vjedhjes, edhe pse paraqet disa skena te guximshme gjate vjedhjes. Ne nje rast te vetem, grupi i hajduteve eshte shume solid – nuk jane te predispozuar per te tradhtuar apo te kryejne akte qe demtojne, por ne kete film ne menyre tipike ata ndajne dhe shkaterrojne nje skuader ne nje film me vjedhje. Per me teper, eshte lideri i grupit (Aflek) qe eshte pika e dobet e tij, pasi ra ne dashuri me pengun (Rebeka Hall), qe grupi e rrembeu gjate nje vjedhjeje. Ai deshiron qe te largohet nga grupi, por besnikeria, ligjet dhe detyrimet ndaj grupit vazhdojne ta terheqin ate brenda grupit. Mesimi qe nxjerr ky film eshte: edhe pse mund t’ia mbathesh nga krimi, ti nuk mund t’i largohesh asnjehere vetes.

1 – Three Kings, 1999

Kaosi i luftes krijon nje baze te mire per te realizuar nje film me vjedhje, por dhe e anasjellta eshte e vertete; ashtu siç provoi dhe filmi Three Kings, filmat me grabitje jane nje menyre e mire per te eksploruar arsyet qe gjenden pas nje konflikti nderkombetar. Ne nivelin e tij me bazik, filmi paraqet nje vjedhje qe perfshin nje grup njerezish qe perpiqen te perfitojne nga trazirat e perfundimit te Luftes Gulf ne 1991, per te marre ne posedim sasi te medha te arit te Irakut. Por pertej mekanizmave te tij trillues, filmi sherben si nje eksplorues i politikave te deshtuara amerikane qe lidhen me luften. Ky film provon se ndonjehere kjo eshte menyra me e mire per te treguar historine, ne te cilen hajdutet zbulojne, me vonese, se komoditeti me i çmuar qe ata mund te fitojne nga tmerret e luftes, eshte vete nderi i tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Moskujdesi i qytetarëve mund të rikthejë izolimin12 July 2020
Carovska: Mjetet IT nuk janë vetëm për të luajtur, siç i mësojnë prindërit fëmijët14 September 2021
Besnik Hasi, me skuadër të re në Arabinë Suadite 7 June 2021