Nga Vendi
23 June 2020
Një ditë para fillimit të fushatës: ODIHR e filloi Misionin për vlerësim të zgjedhjeve

Një ditë para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik, Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) e filloi Misionin special për vlerësim të zgjedhjeve, përderisa partitë në përputhje me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit korona para së gjithash mbajnë konferenca për media dhe propagandë onlajn.

ODIHR dje informoi se ka filluar me Misionin special për vlerësim të zgjedhjeve, si vazhdimësi e monitorimit të procesit të zgjedhjeve që filloi me Misionin për vëzhgim të zgjedhjeve që ishin paraparë për më 12 prill, por ishin shtyrë për shkak të pandemisë me Kovid-19.



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohet e kaluara e saj, Ada e “Përputhen” ka punuar si eskortë për 250 euro13 October 2021
Turqia ende duke u “përvëluar”, temperatura arrin në 50 gradë 4 August 2021
Efekti Ronaldo: Nuk do ta besoni sa ndjekës iu shtuan Manchester Unt vetëm dy orë pas transferimit28 August 2021