Nga Vendi
4 August 2020
Mickoski: Deputetë nga koalicioni i LSDM-së mund të mbështesin programin e VMRO-së

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk e përjashton mundësinë që disa deputetë të koalicionit të LSDM-së të mbështesin programin e partisë së tij. Siç tha ai, VMRO-DPMNE në periudhën e ardhshme do të përpiqet të formojë një shumicë parlamentare të ndërtuar mbi filozofi politike, e jo mbi tregti politike.

“VMRO-DPMNE në të kaluarën dhe në periudhën në vijim përqendrohet në formimin e një mazhorance të re parlamentare, e cila do të nënkuptojë një qeveri të re e cila do të përqendrohet në trajtimin e të gjitha problemeve që nënkuptojnë jetën për bashkëqytetarët tanë, para se gjithash ajo ka të bëjë me menaxhimin e Kovid 19”, tha Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Kryeministri i Shqipërisë, Rama iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen: Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera20 August 2021
Vazhdon numri i lart i te prekurve ne Maqedoni mbi 400 raste te reja...18 October 2020
OBRM-PDUKM feston fitoren në Shkup31 October 2021