Nga Vendi
5 July 2021
Në ora 4 të mëngjesit, policia kapi dy persona duke vjedhur një BMW!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në ora 04:00 të mëngjesit ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi janë kapur duke vjedhur një automjet të markës “BMW”.

“Më 04.07.2021 rreth orës 04.00, në rrugën “Heronjtë Kombëtar” policët kanë arrestuar V.N.(25) dhe A.M.(37), të dy nga Shkupi sepse janë kapur duke kryer veprën penale – vjedhje e automjetit “BMW”, me targa të Shkupit në pronësi të P.A.(30)”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.



Të ndryshme
Më shumë
A do të ketë një ribashkim me Borën? Danaldi jep përgjigjen interesante11 October 2021
Dënimi ndaj serbit që dhunoi një shqiptare gjatë luftës, reagon Albulena Haxhiu 5 July 2021
Serbia thotë se së paku 12 shtete priten ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës27 October 2021