Nga Vendi
10 August 2021
Maqedoni: Rritet interesimi për vaksinim, dje janë aplikuar 17.679 vaksina

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme, ka pasur interes të shtuar në mënyrë të konsiderueshme për vaksinimin tek qytetarët. Nga MSH thonë se vaksinimi është duke u zhvilluar pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Gjithsej 543.597 qytetarë janë vaksinuar deri në ditën e djeshme. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 8,030 qytetarë, ndërsa gjithsej dje janë vaksinuar 17,679 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithsej 982,645 doza vaksinash u aplikuan në vend, dhe 439,048 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas shifrave të fundit, 66% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 63% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine, 59% e popullsia mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 48% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës”.

“Qytetarët vaksinohen pa termin në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, vendbanim. Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e takimeve për vaksinimin e fëmijëve”.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe rezultatin e saj fatal”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Aksidenti në Bullgari, Lulzimi ndihmoi tjerët edhe pse ishte i lënduar23 November 2021
Nesër konstituohet Kuvendi, nën protokolle të posaçme kundër Covid-19 3 August 2020
Avokati i Popullit: Është tragjedi e madhe e cila na ka goditur të gjithëve23 November 2021