Zanfina Ismaili ka publikuar një foto të re.
Ndonëse ka kohë pa sjellë projekt të ri muzikor por ajo është mjaft e ndjekur në instagram aty ku tregon edhe përditshmërinë e saj.
Në imazhin e fundit që ka postuar Zanfina mori vëmendje pasi që në fytyrë dukej krejt ndryshe, kjo mbase për shkak të efektit që ka përdorur për ta realizuar foton.
Ajo u shfaq veshur me xhinse dhe një bluzë sportive të shkurtër teksa flokët e gjata i lëshoi lirshëm sipër krahëve.
Përndryshe, Zanfina për publikun njihet edhe si motra e vogël e Pop Divës Adelina Ismaili.