Nga Vendi
7 September 2021
Maqedoni, me dozën e parë është vaksinuar mbi 44,6 për qind e popullatës mbi 18 vjet

Ministria e Shëndetësisë njofton se përfshi 4 shtatorin, me një dozë të vaksinës kundër Covid-19 janë vaksinuar 44,6 për qind e popullatës mbi 18 vjeçe.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 54 për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, ndërkaq 29 për qind e të vaksinuarve janë nga grupmosha 18 deri 39 vjeç.

“Sipas të dhënave të fundit, më tepër të vaksinuar me një dozë vaksine ka në Negotinë 63.4%, Kavadar 62.3% dhe Ohër 61.4%.

Pas tyre, më të vaksinuarit me dozën e parë janë qytetarët në Gjevgjeli 59.8%, Berovë 56%, Resnjë 57.2%, Manastir 55.8%, Resnjë 57.2%, Pehçevë 53%, Krushevë 52.3%, Vallandovo 53.3%, Shtip 51.9% , Probistip 50.5%.

Mes 40-50% të popullatës së vaksinuar me të paktën një dozë vaksine janë edhe qytetet Demir Hisar, Veles, Shën Nikollë, Koçan, Dellçevë, K.Palankë, Strugë, Prilep, M. Brod dhe Shkup, ndërsa të vaksinuar mes 30-40% janë qytetet e Kërçovës, Vinicës, Kumanovës, Kratovës, Strumicës, Tetovës, Gostivarit dhe Radovishit.
Përqindja më e ulët e popullsisë së vaksinuar me të paktën një dozë vaksine vijnë nga qytetet e Gostivarit, 30.5% si dhe në Dibër 31.7%”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.



Të ndryshme
Më shumë
Gjendet një person i pajetë në Kavajë, ja çfarë dyshon policia27 June 2020
Adrola Dushi si ‘pehri’, jo rastësisht femra më e bukur në shqiptari! (FOTO) 7 September 2020
Valdete Daka: Presidentja Osmani më kërkoi të japë dorëheqje në këmbim të mirënjohjes15 June 2021