Nga Bota
13 September 2021
Zbuluesja e vaksinës: S’ka nevojë ta marrin të gjithë të tretën, dërgojini ku ka nevojë

Doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 nuk është e nevojshme për të gjithë njerëzit, thotë shkencëtarja prapa zbulimit të vaksinës së Oksfordit, duke bërë thirrje që dozat t’u dhurohen shteteve që kanë nevojë.

Profesoresha Dame Sarah Gilbert i tha gazetës “Daily Telegraph” se disa grupe të ndjeshme do të kenë nevojë për dozën përforcuese, por se imuniteti është duke zgjatur mirë në shumicën e rasteve.

“Duhet të dërgojmë vaksina në shtetet ku deri më tani është vaksinuar një pjesë e vogël e popullsisë”, tha ajo.

Organi këshillëdhënës për vaksina i Mbretërisë së Bashkuar pritet që së shpejti të dalë me këshillën përfundimtare rreth dozës së tretë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Komisioni i Përbashkët për Vaksinim dhe Imunizim tashmë ka thënë se doza e tretë do t’iu ofrohet personave me sistem të dobësuar imunitar. Në këtë grup bëjnë pjesë rreth 500.000 britanikë.



Të ndryshme
Më shumë
Dimitrov: Non-paper i fundit është komplot ballkanik, ndoshta vjen nga ne15 September 2021
Donaldi apo Romeo? Sabiani në dilemë për binjakët te “Kosherja”: Kë të marr dhe kë të lë?11 April 2022
Arrestohet 30-vjeçar nga Dibra, fotografoi fletëvotimin15 July 2020