ShowBiz
16 September 2021
Leonora Jakupin e tradhtojnë syzet, kush është mashkulli misterioz që po e shoqëron në pushime?

Leonora Jakupi ka disa ditë që ndodhet në Turqi.

Këngëtarja kosovare ka pak ditë që ka nisur pushimet verore, derisa si destinacion ka zgjedhur Bodrumin e Turqisë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Por, me kë po i kalon këto pushime Leonora?

Në një video të publikuar nga ana e këngëtares në llogarinë e saj në Instagram, ajo është ‘tradhtuar’ nga syzet që ka vënë.

Në “Storyn” e publikuar, në syzet e saj të cilat reflektojnë pamjen që ka përballë këngëtarja, duket qartë edhe një mashkull pranë saj, duke lënë të dyshohet se ajo ndodhet për pushime me të dashurin e saj.

Theksojmë se Leonora Jakupi kohë më parë foli për lidhjen e saj të dashurisë, por gjithmonë duke mos zbuluar identitetin e të dashurit.

Derisa sa i përket planeve për dasmë, Leonora është shprehur se nuk i pëlqen dasmat dhe këto formalitete, prandaj me shumë gjasë ndoshta nuk do të bëjë ceremoni martese.

/Reporteri.net/



Të ndryshme
Më shumë
Dita kur krisi lufta në Gllogjan, Haradinaj: Na shanë serbisht, pastaj u dëgjua një e shtënë10 August 2021
Frashër Krasniqi e quan hipokrit Albin Kurtin16 June 2021
MSh-Maqedoni: 48.4% e popullsisë mbi 18 vjeç kanë marrë një dozë vaksine20 October 2021