Nga Bota
23 September 2021
Shikoni se si “lahen” paratë në Gjermani

Banka federale gjermane, ose Deutsche Bundesbank, fjalë për fjalë pastron paratë. Gjegjësisht, ekspertët që punojnë në bankë lajnë, thajnë dhe kontrollojnë kartëmonedhat. Si proces, ai duhet të jetë i shpejtë në mënyrë që kartëmonedhat të mos ngjiten.

Këtë vit ata i kanë duart plot sepse shumë kartëmonedha mbërritën nga zonat e përmbytura në Gjermaninë perëndimore.

Rreth 50 milionë euro janë sjellë deri tani në Bankën Federale Gjermane. Kartëmonedhat që kalojnë procesin e pastrimit do t’i kthehen pronarit. Ky shërbim i ofruar nga banka është falas.



Të ndryshme
Më shumë
Konfiskohen rreth 100 kilogram marihuanë në pikën kufitare “Novo Sellë”19 December 2020
Moti sot në Maqedoninë e Veriut25 October 2021
Zgjedhjet e 15 korrikut do t’i ndjekin mbi 2.000 vëzhgues vendor dhe të huaj 9 July 2020