Nga Bota
21 October 2021
Bill Clinton flet pas daljes nga spitali, tregon gjendjen shëndetësore

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ai është ‘me të vërtetë i lumtur që është kthyer në shtëpi dhe po bën mirë” pasi luftoi me sepsën në një spital në Kaliforni

75-vjeçari, lëshoi deklaratën përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter të mërkurën në mbrëmje, dhe foli nga shtëpia e tij në New York.

“Jam falënderues për mbështetjen e madhe që mora gjatë qëndrimit tim në spital, faleminderit shumë”, tha Clinton.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi, po kaloj mirë, dhe po shijoj motin e bukur të vjeshtës. Jam duke u rimëkëmbur, por dua t’ua kujtoj të gjithëve, kujdesuni për veten tuaj”, tha ai.

Ai ndër të tjerash falënderoi edhe mjekët që e trajtuan në spital gjatë gjatë qëndrimit të tij javën e kaluar.

Gruaja e tij, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, e shoqëroi atë ndërsa doli nga spitali të dielën në mëngjes, pas një qëndrimi pesë netësh duke marrë trajtim për një infeksion urologjik që shkaktoi një gjendje të rrezikshme të njohur si sepsë, transmeton Klankosova.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Familja që habiti botën, vdes babai i 89 fëmijëve16 June 2021
Edhe 52 të infektuar me COVID-19 dhe 39 të shëruar në Kosovë23 June 2020
Ahmeti: Nuk mendoj se do të dorëhiqet Zaevi29 October 2021