Nga Vendi
28 October 2021
Zaev: Pagat janë rritur minimum 6.000 denarë për katër vite

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tubim në Rosoman tha se deri tani kanë zgjidhur çështjet e hapura dhe se kanë dëshmuar se janë patriotë.

“E ruajtëm identitetin dhe gjuhën maqedonase, jemi të pranuar nga e gjithë bota. Jemi vend anëtar në NATO. Pagat dhe pensionet rriten. Të gjitha pagat janë rritur minimum 6.000 denarë për katër vite, ndërsa 1.740 denarë u rritën në gjashtë vitet e fundit të VMRO-së”, tha Zaev.

Ai shtoi se pagën minimale nga 9.000 denarë e kanë në rritur në 15.200 denarë dhe nga 1 janari do të rritet në 18.000 denarë.

Sipas Zaev, dallimi mes LSDM-së dhe VMRO-së është i madh për shkak se në Rosoman në rreth të dytë do të fitojnë me 500 vota dallim.



Të ndryshme
Më shumë
Deklarata e Sharon Stone për Meryl Streep bëhet virale, kjo është arsyeja24 June 2021
ASH-AAA do ta largohet gjatë votimit të Xhaferit21 August 2020
Arrestohet një person në Shkup i dënuar për vrasje 9 July 2021